image Vazhdojnë protestat në Francë kundër uljes së pensioneve

Vazhdojnë protestat në Francë kundër uljes së pensioneve

news image

Edhe pas 16 ditësh, vazhdojnë  grevat që kanë filluar në Francë kundër reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

Sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi, 75 % e francezëve kërkojnë tërheqjen e reformës ose kryerjen e ndryshimit mbi të.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka bërë të ditur se privilegjët që jepeshin për sektorë të ndryshëm  do të hiqeshin.

Ai  bëri të ditur se pensioni mujor do të ishte të paktën 1.000 euro.

“Mosha e pensionit do të mbetet 62 vjeç por se punëtorët do të duhet të punojnë deri në moshën 64 vjeçare për të marrë pension të plotë. Me sistemin e ri nuk do të preken personat e lindur para vitit 1975”, deklaroi ai.

Kjo është greva më e gjatë e 34 viteve të fundit e cila po  shkakton probleme serioze veçanërisht në shërbimet publike dhe ato shëndetësore.

Ndërkohë shumë rrugë të kryeqytetit janë të mbushura me kosha të plehrave të cilët nuk janë mbledhur.