image Vazhdojnë kolonat e gjata në Veternik

Kosovë

Trafiku/ Vazhdojnë kolonat e gjata në Veternik

news image

Qytetarët e Prishtinës vazhdimisht ballafaqohen me kolona të gjata, kjo për shkak të numrit të madh të veturave që qarkullojnë në kryeqytet gjatë gjithë ditës.

Si pjesa më problematike mbetet Veterniku, ku gjatë ditës së sotme është raportuar për kolona të gjata e siç duket nuk mungojnë as në orët e mbrëmjes.

Një Sinjalizues në adresë të gazetës ka dërguar disa fotografi në të cilat shihen kolona të gjata në dalje të Prishtinës që po vazhdojnë edhe në këto momente, derisa rruga për të hyrë në Prishtinë është më e lirë. /Gazeta Sinjali/