image Vazhdojnë kërkimet për 26-vjeçarin në Dragash nga Policia e Kosovës, FSK dhe Policia Shqiptare

Siguri

Vazhdojnë kërkimet për 26-vjeçarin në Dragash nga Policia e Kosovës, FSK dhe Policia Shqiptare

news image

Po vazhdojnë ende kërkimet për 26-vjeçarin, Admir Adili, nga fshati Borje i Shqipërisë, i cili është raportuar si person i zhdukur që nga 4 shtatori. Adili ditën kritike kishte dalë në bjeshkët e fshatit Brod të komunës së Dragashit për të mbledhur boronica bashkë me shokët e tij, mirëpo i njëjti nuk është kthyer në shtëpi më, raporton Gazeta Sinjali.

Për të gjetur 26-vjeçarin janë mobilizuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia Shqiptare.

Sipas Policisë, më 7 shtator 2022 vetë drejtori Rajonal i Policisë së Prizrenit, kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dalë në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, ku u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (OJQ).

Përpos personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.

Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.

/GazetaSinjali/