image Vazhdojnë kërkimet për 26-vjeçarin nga Shqipëria i zhdukur me 4 shtator/ Mobilizohen policitë e tri shteteve

Siguri

Vazhdojnë kërkimet për 26-vjeçarin nga Shqipëria i zhdukur me 4 shtator/ Mobilizohen policitë e tri shteteve

news image

Po vazhdojnë ende kërkimet për 26-vjeçarin, Melidin Adili, nga fshati Borje i Shqipërisë, i cili është raportuar si person i zhdukur që nga 4 shtatori. Adili ditën kritike kishte dalë në bjeshkët e fshatit Brod të komunës së Dragashit për të mbledhur boronica bashkë me shokët e tij, mirëpo i njëjti nuk është kthyer në shtëpi më, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se me 26 dhe 27 shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, patën takim me strukturat udhëheqëse dhe hetuesit e Policisë së Republikës së Shqipërisë në Kukës si dhe Policët e Republikës së Maqedonisë së veriut, në pikën kufitare në Globoqicë.

“Qëllim i takimit ishte që të arrihet sa me afër informacioneve për personin e zhdukur të raportuar me 4 shtator 2022. Që nga ajo ditë hetimet dhe veprimet e policisë nuk janë ndal, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë edhe policinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së veriut”, thonë policia.

Policia njofton se se m 4 shtator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë nga shokët e tij të punës , me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragashë.

Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

Policia njofton se deri më sot personi i zhdukur nuk është gjetur.

/GazetaSinjali/