image Vazhdojnë diskriminimet, një nga basketbollistët më të mirë nuk është ftuar në përfaqësuesën e Kosovës

Basketboll

Vazhdojnë diskriminimet, një nga basketbollistët më të mirë nuk është ftuar në përfaqësuesën e Kosovës

news image

Tashmë është kompletuar lista me basketbollistët që do të marrin pjesë në dy ndeshjet e ardhshme me përfaqësuesën e Kosovës.

Por, pjesë e kësaj liste nuk është edhe një nga basketbollistët më në formë të Superligës, Arti Hajdari, shkruan Sinjali Sportiv.

Hajdari i cili është pjesë e skuadrës së Ponte Prizrenit, ka mesatare më të mirë se 9 basketbollistë të tjerë që janë ftuar në përfaqësuese.

Basketbollisti nga Peja është koshashënuesi i 5-të më i mirë në Superligë, me 21.3 pkë për ndeshje.

Po ashtu, në përfaqësuese janë ftuar 4 pllejmekerë ndërsa ka mungesë të theksuar në pozitat 2/3.

/Sinjali Sportiv/