image Varrosen gruaja dhe djali i saj që u nxorën nga rrënojat në Turqi

Tërmeti/ Varrosen gruaja dhe djali i saj që u nxorën nga rrënojat në Turqi

news image

Ka filluar varrosja e viktimave të tërmetit tragjik që goditi Turqinë.

Mediat turke raportojnë se një grua dhe djali i saj, të cilët u nxorën nga rrënojat e “Dilek Apartament”, në lagjen Sürsürü u varrosën mes lotëve.

Funerali i nënës dhe djalit të saj u mbajt në Xhaminë Mevlana pak minuta më parë, njoftojnë mediat turke.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, e pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.

Deri më tani raportohet për 22 viktima dhe mbi një mijë të plagosur./Gazeta Sinjali/