image Varhelyi: "Ballkani i Hapur" s’është ide e ShBA-së ose BE-së, por e vet rajonit

Rajon

Varhelyi: “Ballkani i Hapur” s’është ide e ShBA-së ose BE-së, por e vet rajonit

news image

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka dekluar në samitin e Ohrit, se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e nisur nga vendet e rajonit dhe jo nga Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Varhelyi ka pohuar se kjo nismë, e dërgon Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian, duke thënë se kjo mund të jetë mundësi që të përshpejtohet integrimi i rajonit në BE, shkruan Gazeta Sinjali.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” nuk është vetëm e mirë, por ajo është mundësi me të cilat përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi edhe për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së nëse e kryejmë punën dhe do të duhej të përshpejtojë edhe integrimin real të rajonit në BE e them këtë sepse kur flasim për aderimin në BE më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociuese, flasim për nonpaper e kështu me radhë“, tha Varhelyi.

Sipas tij, kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, sepse rajoni e bëri këtë ide, nuk ishte ShBA-ja dhe Evropa, por vet rajoni.

Ata e shpikën këtë ide, të jem i drejt filluam ta shfrytëzojmë këtë ide“, ka përfunduar Varhelyi.

/GazetaSinjali/