image Varësia nga droga: I riu në Prizren kapet mat nga Policia, tregon se është përdorues i drogës

Siguri

Varësia nga droga: I riu në Prizren kapet mat nga Policia, tregon se është përdorues i drogës

news image

Foto ilustruese


Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “William Walker” në Prizren, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancën narkotike të llojit marihuanë, që është sekuestruar si provë.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari 23-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Sinjali mëson se gjatë dhënies së deklaratës, i riu i ka njoftuar Policinë se marihuanën e ka përdorur vetëm për konsum personal, pasi është përdorues i narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/