Varësia nga substancat narkotike përpos që shkakton dëme jashtëzakonisht të mëdha në shëndet, shpesh herë i fut në telashe me ligjin përdoruesit. Kjo pasi që këta të fundit posedojnë drogë jashtëligjshëm e po ashtu në shumë raste edhe kryejnë vjedhje të ndryshme që të mund t’ia sigurojnë vetes narkotikët, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka vjedhur medikamente metadon në një klinikë private.
Sinjali mëson se 33-vjeçari dyshohet që tri herë radhazi ka vjedhur metadon në sasi të ndryshme, e që vlera totale e dëmit kap vlerën e rreth 600 eurove.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën në fjalë, duke pohuar se është përdorues i substancave narkotike.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij janë iniciuar tri raste për ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’.