image Valon Berishën dhe 16 milionë euro, Lazio me ofertë joshëse për Marash Kumbullën

Futboll

Valon Berishën dhe 16 milionë euro, Lazio me ofertë joshëse për Marash Kumbullën

news image

Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi shqiptar ka bërë debutimin e tij këtë sezon në Serie A dhe është kthyer në një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre.

Ofertat në merkato janë të shumta me Interin, Fiorentinëm Napolin, por edhe Lazio që kërkon ta transferojë me çdo kusht. Drejtori sportiv Igli Tare ka nisur nga puna dhe ka biseduar me Kumbullën që të firmosi me skuadrën kryeqytetase.

Oferta për Hellas Veronën do të jetë 16 milionë euro dhe kartonin e Valon Berishës, duke iu afruar shumës prej 30 milionë euro që kërkon skuadra veroneze.

Tashmë mbetet për të parë se cila do të jetë përgjigja e Hellas Veronës, por edhe Kumbullës lidhur me këtë ofertë.