image Valentino Rossi infektohet me koronavirus

Sporte të tjera

Valentino Rossi infektohet me koronavirus

news image

Piloti i njohur, Valentino Rossi raportohet se është infektuar me koronavirus.

Infektimin me koronavirus e konfirmoi edhe vetë Rossi, duke thënë se nuk e kishte ndjerë veten mirë, transmeton Sinjali Sportiv.

“U zgjova atë mëngjes dhe nuk u ndjeva mirë. Gjymtyrët më dhembnin dhe kisha ethe me temperaturë të ulët, prandaj menjëherë thirra mjekun që më bëri dy herë testin. Testi i shpejtë PCR ishte negativ, ashtu si edhe testi i së martës. Por i dyti, rezultatin e të cilit e mora në 4 pasdite, ishte për fat të keq pozitiv” tha Rossi.

Po ashtu, Rossi u shpreh i zhgënjyer që do ta humbas garën në Aragon.

/Sinjali Sportiv/