image Valdete Daka tregon se si KQZ e certifikoi deputetin Etem Arifin

Drejtësi

Valdete Daka tregon se si KQZ e certifikoi deputetin Etem Arifin

news image

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka folur fillimisht për procedurën e aplikimit të kandidatëve për deputetë, kur në seancën dëgjimore publike po diskutohet rreth ligjshmërisë së votës së Etem Arifit.

Pasi e ka shpjeguar këtë, ka thënë se neni 29 i ligjit tregon se a i kanë plotësuar kriteret.

“KQZ-ja nuk guxon të decirtifikojë apo mos të certifikojë një kandidat nëse në aktvendim nuk ceket decidivisht që është marrë e drejta për të kandiduar, në të kundërtën KQZ-ja do të bënte shkelje të Kushtetutës. KQZ-ja deri në vitin 2017 ka pasur obligim që të kontrollojë përshtatshmërinë e kandidatëve për asamble apo Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së vendimit të Supremes, KQZ-ja është urdhëruar të certifikojë dhe ka ndaluar këtë praktikë të kontrollës. Neve nuk na është lejuar ta zbatojmë kontrollën. Kështu ka kandiduar Arifi dhe KQZ-ja e ka certifikuar”, u shpreh Daka.

/GazetaSinjali/