image “Vala e dytë e koronavirusit në Itali do të jetë edhe më e rëndë”

Shëndetësi

Pandemia/ “Vala e dytë e koronavirusit në Itali do të jetë edhe më e rëndë”

news image

Italia do të goditet nga një valë e dytë koronavirusi që do të jetë edhe më e rëndë sesa vala e parë.

Kështu thuhet në një raport të “Imperial College London”, kërkuesit shkencorë të të cilit kanë bërë një parashikim me 3 skenare për valën e dytë të Covid-19 në shtetin fqinj.

Skenaret janë: nëse Italia do të vijojë të qëndrojë në karantinë, nëse do të kthehet me 20% në normalitet dhe nëse do të kthehet me 40% në normalitet.

Sipas britanikëve, një kthim me 20% në rutinën e përditshme do të shkaktonte 5 000 viktima të tjera. Një kthim me 40% do të sillte rreth 23 000 viktima më shumë për dy muajt e ardhshëm.

Kërkuesit shkencorë pranojnë se parashikimi i tyre është pessimist dhe se nuk ka marrë parasysh masat parandaluese. Prandaj ata thonë se kanë shumë rëndësi distancimi social dhe mbajtja e maskave në publik.

Italia tashmë ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave. Miliona italianë tashmë lejohen që të kthehen në punë, të dalin në parqe për vrap dhe të takojnë të afërm./Gazeta Sinjali/