image "Vala e dytë e epidemisë e pashmangshme"

Analizë

Shëndetësi/ “Vala e dytë e epidemisë e pashmangshme”

news image

Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj

Në Slloveni posa kanë dalur rezultatet e para në një studimi për shtrirjen e Covid 19 në nivel vendi, studim ky ndër më të parët e këtij lloji në botë.

Studimi ka treguar se në këtë vend, që për nga numri i banorëve është përafërisht sa Kosova, me koronavirusin SARS Cov 2, shkakatarin e Covid 19, është infektuar çdo i 30-ti banorë i Sllovenisë, gjegjësisht se numri
atyre që e kanë kaluar infeksionin pa e ditur këtë as vet, është 45 herë më lartë sesa që është numri i rasteve të konfirmuara me Covid 19.

Ky studim ka treguar se shkalla e infektueshmërisë së popullatës sllovene është nga 2 – 4 %, dmth vetëm kjo përqindje e vogël e popullatës e kanë kaluar sëmundjen, shumica prej tyre pa e ditur fare.

Këta tashmë kanë krijuar imunitet të caktuar kundër sëmundjes, për të cilin
shkenca mjekësore ende nuk është në gjendje për të përcaktuar se sa është i qëndrueshëm dhe afatgjatë. Por padyshim, nëse një nga këta përsona infektohen në të ardhmen nga ky virus, do ta kalojë infeksioni/sëmundjen më lehtë se herën e parë.

Këto të dhëna flasin se epidemia nuk ka kaluar ende. Edhe ekspertët mjekësor slloven, atje ku edhe unë e kam kryer shkollimin specialistik për sëmundjet infektive, e pranojnë se kjo përqindje e ultë e atyre që e kanë kaluar sëmundjen nuk mjafton që të ndalet përhapja e mëtejme e virusit.

Pas valës së parë do të ketë edhe valë të dytë të epidemisë, e mesiguri
edhe të tjera pas të dytës. Me shpresë që secila nga valët të jetë më e lehtë se e para.

Kështu do të vazhdojë derisa të infektohen rreth 80% e popullatës së një vendi, duke krijuar shkallë të mjaftueshme të imunitetit kolektiv që do t’ia pamundësojë virusit përhapjen e mëtejme dhe vetëvetiu do të rezultojë më shkatërrimin e plotë të tij. Ose, kështu do të vazhdojë derisa të zbulohet vaksina, e që askush nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë kjo.

Opcioni i fundit, të cilin e kam përmendur që në shkrimin e parë për Covid 19, që virusi ta “ngulfasë” vehten apo ta ndryshojë virulencën sa të bëhet i padëmshëm, siç po shihet nuk po ndodhë.
Në Slloveni deri tash janë bërë rreth 60 000 testime ndërsa janë identifikuar gjithësej 1448 raste me Covid 19. Në Kosovë janë bërë rreth 5000 testime dhe janë identifikuar 856 raste me Covid 19.

Në bazë të këtij numri të kufizuar të testimeve që i ka bërë Instituti i shëndetit publick zor që mund të bëjë kush ndonjë parashikim për numrin e vërtetë të atyre që janë infektuar apo e kanë kaluar sëmundjen pa e ditur fare në Kosovë.

Për ndonjë studim të ngjashëm si ai në Slloveni as që i bie ndër mend ndokujtë në Institutin e shëndetit publik të Kosovës.

Ata, si gjithëherë, janë të vetëknaqur me punën minimaliste që bëjnë. Duke bërë analogji me të dhënat nga Sllovenia, në Kosovë tashmë do të jenë infektuar rreth 60 000 persona me virusin shkaktar të Covid 19.

Nëse merren parasyshë edhe disa faktorë të tjerë të mundshëm që po zbulohen në vendet e Europës, se infeksioni ka qenë prezent në vendet e tyre edhe ndoshta javë e muaj para se Covid 19 të bëhet i njohur për qarqeT mjekësore, atëherë ky numër mund të shkojë në 80 000 – 100 000 të infektuar.

Kështu, po flasim për një shkallë të infeksionit prej rreth 4 – 7% në nivel të Kosovës. E përkthyer në gjuhë më të kuptueshme, në Kosovë, jo më shumë se 4 – 7% të popullatës e kanë kaluar sëmundjen dhe tashmë janë imun nga sëmundja Covid 19.

Studimi shumë i përfolur gjerman për epiqendrën e infeksionit në Gjermani, Heinsberg, qytezë kjo prej 250 000 banorë, ka treguar se rreth 14% e popullatës së kësaj qyteze është infektuar me Covid 19, pavarësisht se në atë kohë nuk ka pasur asnjë njohuri e rrjedhimisht as masa parandaluese për infeksionin Covid 19.

Të dhënat nga studimet e përmendura këtu dhe parashikimet e thjeshta për Kosovën flasin se duhet të infektohen edhe 15 – 20 herë më shumë njerëz tek ne, ashtu që popullata më tej të jetë e mbrojtur nga Covid 19.

Vetëm kështu mund të krijohet imuniteti kolektiv i popullatës së Kosovës që mjafton për ta mundur epidemine/pandeminë Covid 19. Derisa të zbulohet vaksina.

Këto të dhëna flasin gjithashtu për faktin se edhe tek ne mund dhe do të ketë valë të dytë dhe valë të tjera me të sëmurësh me Covid 19. Por do të jetë më lehtë, sigurisht.

Mjekët dhe personeli ndihmës tashmë kanë krijuar eksperiencën e duhur për këtë sëmundje, barna me veprim antiviral janë në horizont, kurse popullata është gjithashtu më e informuar për situatën dhe masat themelore që ndihmojnë në parandalimin e infeksionit.

Larjen e duarve dhe përgjegjia individuale per vehten dhe të tjerët. Pa masa të rrepta restriktive nga autoritetet që në fakt e zgjasin agoninë Covid 19 në pafundësi./Gazeta Sinjali/