image Vaksinimi antiCOVID në Francë fillon të dielën

Botë

Vaksinimi antiCOVID në Francë fillon të dielën

news image

Dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech u dorëzuan të shtunën në Francë në farmacinë qendrore të sistemit spitalor të Parisit, raporton një gazetar i AFP-s.

Sipas The Guardian, injektimet do të fillojnë të dielën në dy shtëpi për të moshuar, në të njëjtën ditë kur pjesa tjetër e BE-së do të fillojë me vaksinimet, transmeton Gazeta Sinjali.

Një kamion me frigoriferë solli afërsisht 19, 500 doza nga Belgjika në Paris, raportuan autoritetet përkatëse duke e cilësuar njëherësh si momentin historik në pandemi.

Pas ripaketimit në Paris, vaksinat do të dorëzohen në një njësi të kujdesit afatgjatë në një spital në Sevran, jashtë kryeqytetit, dhe tek një shtëpi kujdesi në Dijon në Francën lindore.

Të hënën Agjencia Evropiane e Barnave i dha ‘dritën jeshile’ përdorimit të vaksinës Pfizer-BioNTech për vendet e Bashkimit Evropian./Gazeta Sinjali/