image Vajza detyron të fejuarin të firmosë një kontratë besnikërie, ky është kushti që i ka vënë nëse e tradhton

Qesharake

Vajza detyron të fejuarin të firmosë një kontratë besnikërie, ky është kushti që i ka vënë nëse e tradhton

news image

Një vajzë donte të sigurohej që burri i saj i ardhshëm do të mendohej dy herë përpara se ta tradhtonte atë.

Chaylene Martinez e njohur në internet si @SalamiiQueen së fundmi, ka rrëfyer në TikTok se e ka detyruar të fejuarin të nënshkruajë një kontratë.

Ai do t’i paguajë faturat e saj për pjesën tjetër të jetës nëse ai do t’a tradhtonte.

“I fejuari im sapo nënshkroi një dokument ligjor dhe ne ramë dakord që nëse ai më tradhton, ai duhet të paguajë faturat e mia”, thotë ajo në një video e cila numëron rreth 7 milionë shikime.

 “Unë jam kaq e zgjuar apo e çmendur, nuk e di”, shtoi ajo.

Videon mund ta shihni KËTU.

/GazetaSinjali/