image Usman mposht Masvidalin, fiton titullin në peshat Welterweight

Sporte Luftarake

Usman mposht Masvidalin, fiton titullin në peshat Welterweight

news image

Tre tituj të dhënë në UFC-251. Betejat u zhvilluan në “Fight Island” në Abu Dhabi dhe sytë ishin nga dueli mes Kamara Usman dhe Jorge Masvidal. Luftohej për gjerdanin e peshës Welterweight dhe në fund afrikani Usman ishte ai që triumfoi, në një ndeshje që në fund u vendos nga gjyqtarët.

Pesë raunde dhe juria (50-45, 50-45, 49-46) ishte krah Usman, i cili ka mbrojtur titullin kampion. Në fakt nuk duhej të ndeshej me Masvidal, i cili zëvendësoi Gilberts Burns.

Ky i fundit doli pozitive me koronavirus dhe nuk mund të dublonte, ndaj edhe u bë kjo lëvizje. Masvidal nuk ishte ende gati, por u mundua ta fitonte këtë duel dhe gjerdanin.

Në dy duelet e tjera të mëdha Alexander Volkanovski mposhti Max Holloway ndërsa titulli bantwmweight i lënë vakant nga Henri Cejudou shkoi për Petr Yan pasi kundërshtari i tij Jose Aldo në ruandin e 5-të u dorëzua pasi nuk i përballoi dot më grushtet e rusit.