image Ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë në darkë, për të mirën e peshës dhe shëndetit tuaj

Ushqime

Ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë në darkë, për të mirën e peshës dhe shëndetit tuaj

news image

Të gjithë e dinë se ka ushqime të caktuara që nuk duhet t’i hamë në mëngjes, por shumë nuk mendojnë aq gjatë kur bëhet fjalë për darkën.

Ekzistojnë disa ushqime që mund të jeni duke i konsumuar për darkë, të cilat ju bëjnë të shtoni në peshë ose të mos bëni një gjumë të mirë gjatë natës.

Çfarë duhet të keni parasysh për vaktin e darkës?

Qëndroni larg ushqimeve me niseshte

Patatet, makaronat dhe orizi janë të gjitha shembuj të ushqimeve me niseshte që hahen shumë shpesh për darkë. Por këto ushqime rrisin nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak, duke bërë të mos digjen energji.

Mos hani ushqime pikante

Ushqimet pikante nuk janë të mira për t’u ngrënë gjatë darkës. Ato mund të shkaktojnë urth, veçanërisht nëse do të shtriheni menjëherë pasi të hani.

Shmangni karbohidratet e thjeshta

Një pjatë spageti mund të jetë më e përshtatshme për t’u ngrënë në kohën e drekës. Nëse në darkë konsumoni karbohidrate që nuk i digjni më pas, ato do të shndërrohen në yndyrë dhe do të ruhen në trup duke rritur peshën trupore. Këto ushqime duhen shmangur me çdo kusht gjatë darkës.

Mos hani ushqime të yndyrshme

Nuk është e thjeshtë të treten ushqimet me yndyrë si të skuqurat, sidomos gjatë natës.

Thuajini jo alkoolit

Pirja e alkoolit do t’ju shtojë oreksin, shkruan Living.

Shmangni çokollatën

Kafeina në çokollatë e bën atë të mos jetë ideale për t’u ngrënë në orët e vona të natës.

/GazetaSinjali/