COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Ushqimet që ju ndihmojnë të shtoni peshë shëndetshëm

news image

Për të shtuar peshë shëndetshëm ju duhet të konsumoni ushqime që kanë vlera kalorike por nuk ju shtojnë yndyrë të tepruar në trup.

Qumështi siguron një ekuilibër të mirë të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave dhe është një burim i mirë i kalciumit, si dhe ka vitamina dhe minerale të tjera. Për ata që përpiqen të shtojnë më shumë muskuj, qumështi është një burim i shkëlqyer proteinash.

Për të konsumuar sa më shumë yndyrna të shëndetshme konsumoni arra e bajame. Vetëm një pjesë e vogël e bajameve dhe arrave përmbajnë mjaftueshëm proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Mjaftojnë dy grushta në ditë me një vakt ose si një meze të lehtë, kështu mund të merni mjaftueshëm kalori, thonë ekspertët e dietologjisë.

Ndërsa nëse konsumoni patate relativisht të pjekur ju do të merrni rreth 160 kalori, më pak se një gram yndyrë dhe rreth 37 gram karbohidrate. S

Salmon dhe vaj peshk është një tjetër kombinim i mirë dhe i shëndetshëm.
Njësoj si mishi i kuq edhe salmoni është një burim i mrekullueshëm i proteinave, duke ju bërë kështu të fitoni masë muskulare.

Ndërsa frutat e thata janë burim i mrekullueshëm i karbohidratave dhe në vete kanë antioksidantë të ndryshëm. Poashtu për të konsumuar yndyrna të shëndetshme hani avokado. Me përmbajtje të lartë të yndyrnave të mira avokado mund të ju bëjë të fitoni peshë në mënyrë të shëndetshme.

Është shumë e rëndësishme që të konsumoni ushqime që janë të pranueshme e të shëndetshme për zorrët, konsumoni kos sepse përmbanë probiotikë, rekomandojnë ekspertët. Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin