image Urdhërohet heqja e pajisjeve 5G të Huawei në Mbretërinë e Bashkuar

Teknologji

Urdhërohet heqja e pajisjeve 5G të Huawei në Mbretërinë e Bashkuar

news image

Të gjithë operatorët e telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të heqin pajisjet e rrjetit 5G që kanë blerë në kompaninë kineze brenda vitit 2027 dhe nuk duhet të blejnë pajisje të tjera te kjo kompani deri pas 31 dhjetorit 2020.

Vendimin e bëri publik Sekretari i Shtetit për Digjitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin, Oliver Dowden, gjatë një fjalimi në parlament.  

Vendimi vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj Huawei-t nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pretendimin se kompania kineze përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Me këtë vendim, zbatimi i teknologjisë 5G në Mbretërinë e Bashkuar, tha Dowden, se do të shtyhet me një vit, me një kosto prej gati 2 miliardë paundësh.

Në janar, autoritetet britanike rishikuan rolin e infrastrukturës së kompanisë kineze në vend dhe e lejuan të vazhdojë aktivitetin, por i vunë një kufi në pjesën e tregut që do të zotëronte.

Por, vendosja e sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara në maj bëri që britanikët të rishikojnë qëndrimin e tyre./Gazeta Sinjali/