image Ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit që do të hapet të hënën - PAMJE

Shqipëri

Ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit që do të hapet të hënën – PAMJE

news image

Të hënën do të hapet Rruga e Arbrit në Shqipëri, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër. Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar.

Por përveç tuneleve, Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan.

Ura e fshatit Fshat në rrugën e re të Arbrit, e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër dhe është 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë, më e larta në Ballkan, ndërkohë që ura e Vashës është 152 metra e lartë, shkruan abc news.

/GazetaSinjali/