image Ura e Gabimeve që po rrezikon qytetarët e Prizrenit, frikë se mund të ketë raste fatale

Sinjalizime

Ura e Gabimeve që po rrezikon qytetarët e Prizrenit, frikë se mund të ketë raste fatale

news image

Ura përballë Lidhjes së Prizrenit në Prizren që disa javë është pa rrethoja, gjendje kjo që po rrezikon jashtëzakonisht shumë këmbësorët, por edhe veturat. Heqja e mbrojtësve për ta rinovuar këtë urë dita ditës po e rritë rrezikun dhe ende nuk është bërë rregullimi i saj.

Qytetarët që kalojnë kah ajo pjesë, që frekuentohet në masë të madhe, për shkak se ndodhet në qendër kanë thënë për Sinjalin se rreziku më i madh është gjatë natës. Ata kanë dërguar edhe pamje ku shihen disa shiritë që janë vendosur rreth urës, por jo edhe ndonjë mbrojtëse që e parandalon rrezikun.

Në këtë urë, që pa një pa dy mund ta thyeni qafën, qytetarët shpresojnë që sa më shpejt do të bëhen rregullimet e nevojshme para se të ndodhë ndonjë rast fatal.

Ata thonë se në këtë gjendje që ndodhet ura nuk kanë siguri as fëmijët t’i lënë vet, duke marrë parasysh edhe shpejtësinë e veturave që lëvizin në atë pjesë.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e Sinjalit.

/GazetaSinjali/