image Universiteti i Prishtinës ka një njoftim lidhur me regjistrimin e semestrave

Arsim

Universiteti i Prishtinës ka një njoftim lidhur me regjistrimin e semestrave

news image

Universiteti i Prishtinës ka dalë me një njoftim lidhur me regjistrimin e semestrave në të gjitha nivelet e studimeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky është njoftimi i plotë:

1. Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve në Universitetin e Prishtinës, se për herë të fundit në vitin akademik 2020/21 nga data 03.0.3.2021, ora 10.00 deri më datën 12.03.2021 në ora 15:00, do të jetë i hapur SEMS për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror në të gjitha nivelet e studimeve (BA; MA dhe PhD) në kuadër të UP-së, për vitin akademik 2020/21.

2. Regjistrimin e vitit akademik 2020/21 janë të obliguar ta bëjnë studentët e tri (3) niveleve të studimeve të cilët i kanë përfunduar ligjëratat, ndërsa ende kanë të papërfunduara të gjitha provimet, seminaret, kollokviumet etj. Përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm studentët e nivelit baçelor të cilët për herë të parë e kanë statusin e absolventit.

3. Pavarësisht argumenteve që mund të jepen personalisht nga studentët ose përfaqësuesit e studentëve (Këshilli studentor apo Parlamenti studentor), pas mbylljes së afatit si më sipër, asnjë kërkesë nuk do të merret në shqyrtim për rihapje të SEMS për vitin akadmeik 2020/21.

4.  Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar, do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe mbeten në fuqi. Regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me Vendimin e Qeverisë nr.02/64 të datës 12.2.2021.

/GazetaSinjali/