image ZYRTARE: United përzë Ronaldon

Futboll

ZYRTARE: United përzë Ronaldon

news image

Cristiano Ronaldo nga tani e tutje është lojtar i lirë.

Klubi i Manchester Unitedit ka njoftuar këtë të martë se ka shkëputur kontratën me portugezin.

Klubi anglez e ka falënderuar 37-vjeçarin për kontributin e dhënë për “Djajtë e Kuq”.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford”, thuhet në njoftimin e klubit.

/GazetaSinjaliSport/