image United e 'demolon' Liverpoolin në parasezon, Ten Hag debuton me trofe

Futboll

United e ‘demolon’ Liverpoolin në parasezon, Ten Hag debuton me trofe

news image

Manchester United ka fituar me rezultat të thellë ndaj Liverpoolit, në miqësoren e parë parasezonale në Bangkok.

‘Djajtë e Kuq’ triumfuan me rezultat 4-0 ndaj ‘Të Kuqve’ të Liverpoolit.

Për United realizuan Sancho, Fred, Martial dhe Pellistri.

Liverpooli në këtë sfidë përdori tri skuadra të ndryshme, për të parë gjendjen fizike të secilit futbollist, ndërkohë që United u duk se e mori më seriozisht ndeshjen e parë parasezonale.

Kjo ishte ndeshja e parë e Ten Hag si menaxher i ri i Manchester United, i cili debuton në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur që të fitojë edhe një trofe – i cili sigurisht se nuk konsiderohet zyrtar – megjithatë jo keq për ta nisur aventurën e tij me klubin anglez.

/GazetaSinjaliSport/