image Ukraina e Romania kryejnë manovra të përbashkëta detare në Detin e Zi

Botë

Ukraina e Romania kryejnë manovra të përbashkëta detare në Detin e Zi

news image

Ukraina e Romania kanë nisur manovrat e përbashkëta PASSEX në Detin e Zi në kuadër të programit të plotësimit të standardeve të NATO-s.

Luftanija patrulluese ukrainase Starobelsk dhe korveta rumune Contraamiral Horia Macellariu morën pjesë në manovra, njoftonte marina ukrainase, duke shtuar se dy luftanijet kryen një seri manovrash detare në përmirësimin e aftësive të ekuipazheve gjatë operacioneve detare me grupe luftanijesh.

Komandanti i Starobelsk, Pavlo Gladchenko, tha se marinarët e dy vendeve praktikuan manovrime taktike dhe komunikim koordinimi sipas standardeve të NATOs.

Aviacioni i Ukrainës gjithashtu simuloi sulme ndaj anijeve, për të cilat detarët ukrainas e rumunë punuan për përballjen dhe sprapsjen. /Gazeta Sinjali/