image UEFA me një lajm të mirë për Federatat, 25 maji nuk do të jetë afati i fundit për rifillimin e sezonit

Futboll

Futboll/ UEFA me një lajm të mirë për Federatat, 25 maji nuk do të jetë afati i fundit për rifillimin e sezonit

news image

Federatat e Futbollit në Evropë kanë marrë një lajm të mirë që ua lehtëson punën atyre.

25 maji nuk do të jetë afati i fundit për paraqitjen e programit për rifillimin e sezonit, transmeton Gazeta Sinjali.

Gazeta e madhe italiane ‘Sport Mediaset’ shkruan se skuadrat kanë kohë deri me 17 qershor për të dorëzuar në UEFA planin për rifillimin e sezonit.

Tashmë Bundesliga e ka rifilluar sezonin, kurse së shpejti pritet që edhe La Liga dhe Serie A të rinisin sezonet e tyre.

Problemi ende është në Premier Ligë pasi shumë lojtarë po refuzojn të rikthehen në fushat e blerta./Gazeta Sinjali/