image Udinese dëshiron ta transferojë Domgjonin

Futboll

Udinese dëshiron ta transferojë Domgjonin

news image

Mesfushori shqiptar, Toni Domgjoni është njëri nga objektivat kryesor të Udineses.

Sipas “SkyItalia”, Domgjoni është dëshira e Udineses për mesfushën.

Toni Domgjoni ka lindur në Kroaci në qytetin Koprivnica, ai është 22 vjeçar dhe mban shtetësi zvicerane.

Sipas artikullit, kontrata e mesfushorit shqiptar përfundon në verën e vitit 2021, ku më pas ai pritet të transferohet tek skuadra italiane.

Domgjoni, këtë sezon ka regjistruar 14 ndeshje dhe ka dy gola dhe dy asistime. Vlera e tij thuhet të jetë rreth 2 milionë euro në merkato, për lojtarin interesohen edhe Benevento dhe klube të tjera evropiane.

/Sporti në Sinjali/