image U sulmua me gurë, flet drejtori i Aeroportit të Tiranës: Mesazhi që më dërguan një ditë më pas

Rajon

Rajon/ U sulmua me gurë, flet drejtori i Aeroportit të Tiranës: Mesazhi që më dërguan një ditë më pas

news image

Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Costandin Von Alvensleben foli për incidentin e pak ditëve më parë në Tiranë.

Ai rrëfeu se nga mënyra se si u godit makina dhe një ditë më pas ai ka marrë një mesazh, ku shkruhej se “a e kuptuat” duke theksuar se ishte një gjë e qëllimshme.

“Po udhëtoja me makinë dhe papritur te Sheshi Shqiponja, një zhurmë e madhe u dëgjua dhe ishte një njëri me gurë në dorë që gjuajti xhamin e makinës dy herë, unë dola jashtë ai ishte me kapuç, shoferi e ndoqi por nuk e kapi dot. Ne bëmë denoncimin dhe janë sekuestruar kamerat dhe më pas unë pata një mesash tjetër që më thuhej se “a e kuptuar”, ka qenë një mesazh kërcënues, një keqdashës, por që nuk dua të spekuloj”, tha ai.

Po ashtu Alvensleben tha se ‘kam një dyshim. Fakti që makina u godit dy herë dhe marrja e mesazhit mu duk e qëllimshme doja të dija kush është pas kësaj, por ja kam lënë policisë të bëjë punën e vet. Pavaresisht se është një incident jo i mirë, mua më pëlqen Shqipëria dhe ky vend, unë mendoj se tashmë kemi një kriz që duhet të kalohet dhe aty është vëmendja. Mua më pëlqen puna dhe shqiptarët”, është shprehur Alvensleben ne ABC’./Gazeta Sinjali/