image U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Vaun e Dejës

Shqipëri

U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Vaun e Dejës

news image

Mbrëmjen e sotme një ngjarje nga ndodhur në Vaun e Dejës ku një person ka mbërritur i plagosur në spital ndërkohë njoftohet se ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Mësohet se Pjetër Kolën e kanë çuar dy persona pranë spitalit dhe janë larguar ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftim policie

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/GazetaSinjali/