image U pushua nga puna pasi u lye me baltë para raportimit, gazetarja gjermane kërkon falje

Evropë

U pushua nga puna pasi u lye me baltë para raportimit, gazetarja gjermane kërkon falje

news image

Susanna Ohlen, 39 vjeçare, u bë me baltë për të pretenduar se kishte ndihmuar për pastrim pas përmbytjeve që morën jetën e të paktën 128 njerëzve në Gjermani.

Një veprim i tillë gazetares i kushtoi shumë, kjo sepse ajo u pushua nga puna.

Gazetarja Susanna Ohlen ka kërkuar falje pas publikimit të pamjeve ku ajo shihej duke u lyer me baltë.

Si gazetare, kjo nuk duhet të më kishte ndodhur kurrë. Si një person që merr vuajtjet e të gjithë të prekurve në zemër, më ka ndodhur mua. Më falni”, shkroi ajo në Instagram.

“Pasi kisha ndihmuar tashmë privatisht në rajon në ditët e mëparshme, kisha turp të qëndroja para kamerës me rroba të pastra, para punonjësve të tjerë të ndihmës. Si rezultat, pa menduar dy herë, lyeva baltë në rrobat e mia”, shtoi ajo.

Veprimet e reporteres tonë kundërshtojnë qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne e pezulluam atë të hënën, pasi e mësuam atë”,  tha një zëdhënëse e RTL të enjten. /Gazeta Sinjali/