image U panë tifozë në finale, Federata e Hendbollit thotë se ishin gazetarë e kameramanë

Sporte të tjera

U panë tifozë në finale, Federata e Hendbollit thotë se ishin gazetarë e kameramanë

news image

Dje u zhvillua finalja në kategorinë e femrave mes Istogut dhe Ferizajt.

Vashat ferizajase arritën të kurorëzoheshin me titullin kampion, madje edhe në praninë e shumë tifozëve.

Të kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Federata e Hendbollit e Kosovës u sqarua në lidhje me këtë rast.

“Federata e Hendbollit e Kosovës deri më tani ju ka përmbajtur të gjitha masave dhe udhëzimeve lidhur me organizimin e një ndeshje, duke pasur parasysh në rend të parë shëndetin e sportistëve dhe të tjerëve të inkuadruar në eventet të organizuara nga ne. Në çdo ndeshje kemi ekipin mjekësor të formuar nga FHK, Task Forca e formuar me mjekë të fushës dhe të cilët paraprakisht bëjnë edhe kontrollimin e  të gjithë akterëve të një ndeshje. Nga Istogu kemi Raportin e vëzhguesit i cili thekson se në ndeshje përveç numrit prej 55 personave (hendbollistë e zyrtarë) nga të dy skuadrat kishte edhe 25 persona më shumë, dhe ishin gazetarë e kameraman të të gjitha mediave të Kosovës pasi ishte ndeshja finale ku u përcaktua Kampioni. Mirëpo, edhe salla e vogël dhe akustike (sallë shkollore) ndoshta ka bërë që të fitohet përshtypja se ka numër të madh të shikuesve” – u shpreh sekretari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

Dje u shpall kampioni edhe në kategorinë e meshkujve, ku Besa Famgas mposhti Prishtinën, duke fituar titullin e shtatë rresht./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/100713344718033/videos/3061855233899993/?__xts__[0]=68.ARB6yePBocjb4DAiOUy91lDgU_OLmr2WyecpDJ0PJvGiRj53t8GQ7aXRJy71EtC3RfA4_AhPZpKs8evt02B3BNGaAYGZ3vCDkOVSfof0CZIDkBF8AG7cNzP3Gxw5ghAA-SWOb4TpiKfFJ-tM3dkJ6tAwT2GJl-bDU4dZWfRjsDqSXKssxkTdo0TA86FOyT-a_sEN40h8fCNeT3PwrCQGcESEoZY7d6-Mu_tlYcywKvgmcKUsR01XyTIw1iDs4exNVZa0r0VwsnDXeOYHiveK5tSLnbnrkcm47rjnwL1aBGNQgZgEdtHQuulyAFE8XieoM7RK5nrzwkkHVeeSHeCO_Oy8VE4FNSF6htY&__tn__=-R