image U larguan nga lufta, mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

Shqipëri

U larguan nga lufta, mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

news image

Një familje ukrainase që është larguar nga vendi që është në situatë lufte ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në rrjetin social “Facebook” ka postuar një foto të familjes që po strehohet në Shqipëri.

Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali.

/GazetaSinjali/