image U kritikua për shakanë që bëri ndaj Sarah, Dj Pm ka diçka për thënë
[wp-story id="814678"]

Bota e Yjeve

U kritikua për shakanë që bëri ndaj Sarah, Dj Pm ka diçka për thënë

news image

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Dyshja e njohur, lidhja e të cilëve nisi gjatë kohës që ishin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, vazhdojnë të jenë mjaft të komentuar. Së fundmi, një shaka që Dj i bëri blogeres nuk është pritur mirë nga fansat.

PM ulet në gjunjë para Sarah me një kuti unaze. Ky veprim emocionoi pafund Sarah-n por gjithçka ishte një lojë pasi kutia ishte bosh.

Së fundmi, duke iu përgjigjur një ndjekësi që e pyeti nëse Sarah është mërzitur nga shakaja e tij, artisti nga Kosova dha një përgjigje.

“Përderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do bëj shaka dhe përderisa e ka postuar vet nuk ka vend për nervozizëm, s nuk do të ketë kurrë. Edhe kur t’i propozoj nuk besoj që do e hedh videon me plot foto tjera bashkë por do e hedhim si video të veçantë kështu që jam i lumtur që kam 1 person që i kupton shakatë sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë nuk do e bëj diku ku t’i marrë vëmendjen të tjerëve e aq më pak në dasëm e shokut tim t’ngushtë”, shkruan Dj PM.

/GazetaSinjali/