image U kapën me 11 kg drogë/ Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 3 të dyshuarve në Gjilan

Drejtësi

U kapën me 11 kg drogë/ Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 3 të dyshuarve në Gjilan

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit P.S., A.V., dhe S.A., të cilët me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 11 gusht të këtij viti, rreth orës 17:30, në Gjilan, të pandehurit kanë poseduar me qëllim shpërndarjen dhe shitje substanca narkotike, të llojit “Marihuanë”, në peshë prej 11 kg r 550 gram, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Ndërkaq, prokuroria njofton se i pandehuri S.A., dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi ka mbajtur në pronësi dy pistoleta, një karikator dhe 176 fishekë, të cilat janë sekuestruar po ashtu./Gazeta Sinjali/