image U kap me 20 qese me marihuanë, ky është 24-vjeçari nga Peja i arrestuar për shitblerje të drogës

Siguri

U kap me 20 qese me marihuanë, ky është 24-vjeçari nga Peja i arrestuar për shitblerje të drogës

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e një të riu në rrugën ‘Papa Klimenti’, të Pejës, nën dyshimet për shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike. Të dyshuarit fillimisht iu gjet një qese me drogë, e më pas edhe 19 të tjera, në organe gjenitale.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Shpejtim Okën, 24-vjeçar, i cili u prangos në orët e mbrëmjes dhe përfundoi në ndalim policor.

Si iu gjet droga të riut?

Pas arrestimit të tij, zyrtarët policorë zbuluan se i njëjti posedon edhe qese të tjera me narkotikë, në momentin që u kontrollua në pjesët e trupit. Burimet thonë se kur i dyshuari u dërgua në stacion, atij iu gjetën edhe 19 qese të tjera me marihuanë, në organet gjenitale. Përveç drogës, gjatë kontrollit policor të dyshuarit iu gjet edhe një brisk, që më pas u konfiskua nga njësiti policor.

Për shkak të posedimit të narkotikëve, pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e 24-vjeçarit për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/