image U kap duke kontrabanduar sirianë, Gjykata merr vendim për 36-vjeçarin nga Zhuri

Drejtësi

U kap duke kontrabanduar sirianë, Gjykata merr vendim për 36-vjeçarin nga Zhuri

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë ndaj Kushtrim Elezkurtaj, i cili u arrestua dje pasi u kap duke kontrabanduar 34 shtetas të Sirisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Elezkurtajt i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Kontrabandim me migrantë’.

Sinjali mëson se sirianët në mënyrë të organizuar kanë ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia, ku atje secili prej tyre ka paguar një shumë parash me qëllim udhëtimi përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës deri në Serbi e më pas në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot se 36-vjeçari u kap në flagrancë teksa po i transportonte migrantët me furgonin e tij, çka bëri që menjëherë të arrestohet dhe të dërgohet në stacion policor për intervistim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/