image U dërgua në zonën “VIP” të burgut të famshëm, kështu e kaloi natën e parë vrasësi i gruas së tij 20-vjeçare

Rajon

U dërgua në zonën “VIP” të burgut të famshëm, kështu e kaloi natën e parë vrasësi i gruas së tij 20-vjeçare

news image

Babis Anagnostopoulos, burri vrasës i 20-vjeçares Caroline në Greqi e kaloi natën e tij të parë në burg i qetë.

Ai është burgosur paraprakisht në burgun e famshëm grek, Korydallos, pas vendimit të djeshëm të trupës gjykuese.

Mediat fqinje raportojnë se 33-vjeçari hyri në qelinë e tij rreth orës 21.30 dhe nuk kërkoi asgjë.

Sot, ai ka pasur një takim me drejtoreshën e burgut, në mënyrë që ajo të formojë një imazh të parë të të burgosurit të ri. Piloti 33-vjeçar po mbahet në një zonë të veçantë në të cilën ndodhen edhe të burgosurit e tjerë, të njohur për opinionin publik grek, pasi autoritetet kanë shprehur frikën për sigurinë e tij fizike.

Sipas informacionit, zona 6-të, ku po qëndron Babis që konsiderohet si “VIP”, përveç e qetë është edhe e sigurisë më të lartë.

/GazetaSinjali/