image U dënua për vrasje, lirohet nga burgu pas 32 vitesh

Botë

U dënua për vrasje, lirohet nga burgu pas 32 vitesh

news image

Gilbert Lee Poole Jr, 56-vjeçar, nga Michigani, i dënuar padrejtësisht për vrasje, u shpall i pafajshëm dhe u lirua pasi kaloi 32 vite në burg, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai nuk e kishte pranuar asnjëherë vrasjen për të cilën akuzohej i cili thotë: “Nuk kuptova se çfarë ndodhi në 1988 kur u gjykova për një vrasje që nuk e kisha e bëra”.

Autoritetet njoftuan se 56 vjeçari ishte i pafajshëm, kur analizat  e gjakut të gjetur në trupin e viktimës nuk përputheshin me ADN e Poole.

Poole tha në gjykatë: “Kam kaluar dekada duke mësuar, lexuar dhe studiuar drejtësi. Por asgjë nga ato nuk po funksiononte për mua. Deri sa fillova të besoj në një fuqi hyjnore, te Zoti”./Gazeta Sinjali/