image U dënua për dhunë seksuale me të mitura në Itali, arrestohet 40-vjeçari në shqiptar

Shqipëri

U dënua për dhunë seksuale me të mitura në Itali, arrestohet 40-vjeçari në shqiptar

news image

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Bëhet me dije se Blerim Troca është dënuar me 8 vite burg nga gjykata e Italisë për dhunë seksuale me të mitura.

Mësohet se 40-vjeçari nga Dibra, jetonte i fshehur në Shijak prej 10 vitesh ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.  Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:

Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

/Gazeta Sinjali/