image U bllokuan mes maleve të Valbonës, nxirren me helikopter 4 alpinistët, njëri me fraktura

Shqipëri

U bllokuan mes maleve të Valbonës, nxirren me helikopter 4 alpinistët, njëri me fraktura

news image

Katër alpinistë janë bllokuar sot në Majën e Brijasit në Valbonë, me ç’rast u kërkua ndihmë e shpejtë.

Për shkak të terrenit të thepisur, për të ndihmuar alpinistët u kërkua helikopter, pasi mediat raportuan se një nga ta ishte lënduar.

Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur.

Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.

/GazetaSinjali/