image U akuzuan si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi

Botë

U akuzuan si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi

news image

Dhjetëra klerikë ortodoksë deklarojnë se do të qëndrojnë në manastirin historik të Kievit pavarësisht urdhrave të prerë që kanë marrë nga qeveria për largimin e tyre.

“Lavra Pechersk” është një seli e Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila u nda nga patriarkana e Moskës pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar.

Por zyrtarët ukrainas dyshojnë se disa nga klerikët më të lartë dhe ndjekës të tyre kanë mbajtur lidhje me kishën në Moskë, një akuzë të cilën ata e mohojnë.

Qeveria ukrainase, e cila zotëron manastirin e madh të shekullit të 11-të me pamje nga lumi Dnipro, thotë se vendimi u mor pasi një komision zbuloi shkelje të shumta në marrëveshjen e qirasë së kompleksit.

“Nëse qeveria na detyron ta bëjmë në mënyrë të paligjshme, quhet totalitarizëm. Ne nuk kemi nevojë për një shtet apo qeveri të tillë. Ne kemi kushtetutën dhe ligjet. Ne nuk pranojmë metoda të tjera”, tha metropoliti Clement.

/GazetaSinjali/