image U akuzuan se në Këshillin Drejtues të UP-së u zgjodhën militantë të tyre, reagon Vetëvendosje

Politikë

U akuzuan se në Këshillin Drejtues të UP-së u zgjodhën militantë të tyre, reagon Vetëvendosje

news image

Vetëm disa ditë pas zgjedhjes së militantëve të VV-së në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, ka reaguar partia e drejtuar nga Albin Kurti.

Në reagim ndër të tjera thuhet se VV nuk qëndron prapa zgjedhjes së anëtarëve të KD të UP-së.

“Shumëkush brenda dhe jashtë Universitetit kuptoi për rrjedhën e këtij procesi edhe nga raportimet, qëndrimet e kundërshtimet publike. Edhe ne në Lëvizjen VETËVENDOSJE! kuptuam për procesin nga këto raportime. Dhe ndajmë shqetësimin e thellë me plot universitarë, studentë dhe qytetarë për gjendjen të cilën pasqyron ky proces”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit në faqen zyrtare në facebook, partia beson ‘se rezistenca ndaj zvetënimit të universitetit duhet të ngjajë nga brenda mjediseve universitare midis profesorëve e studentëve’

“Edhe për ngjarjet e fundit ndajmë shqetësimin por edhe shpresën se brenda universitetit ka aq vrull dhe kapacitet e energji për organizim ndaj çdo forme që cenon idenë e universitetit dhe jetën e brendshme të tij. Duam të njoftojmë opinionin publik se Lëvizja VETËVENDOSJE! as nuk ka si synim dhe as nuk bën përpjekje për të dirigjuar organizmat universitarë. E kundërta, ne ‘dirigjohemi’ në plot fusha e çështje tonat nga mendimi universitar dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet tutje në reagimin e VV-së.

Ata madje thonë se do ta çlirojnë edhe Universitetin.

“Siç e bëri të ditur edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, do të çlirohet secili institucion arsimor në vend, dhe universitetin do ta bëjmë vend të dijës dhe shkencës ku vlojnë diskutimet dhe idetë e nuk mësohet krimi e korrupsioni”, shkruhet në njoftim.

/GazetaSinjali/