image U akuzua për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku lirohet nga burgu

Shqipëri

U akuzua për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku lirohet nga burgu

news image

Kardiokirurgu Edvin Prifti është liruar nga qelia, pak më shumë se dy javë pas arrestimit të tij të bujshëm. Apeli ka hequr masën e sigurisë “arrest me burg” për Priftin duke lënë në fuqi vetëm atë të pezullimit nga detyra, mëson Dosja.al, transmeton Gazeta Sinjali.

Mjeku Edvin Prifti u la në burg më 13 shkurt, pasi Prokuroria e akuzoi për korrupsion dhe pastrim parash.

Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, në kuadër të një operacioni që vuri në pranga 9 persona, mes tyre edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra.

Kontrollet në banesën e mjekut zbuluan se ai kishte 250 mijë euro cash dhe 160 milionë lekë të vjetra. 50 mijë euro të tjera dhe 3 mln lekë iu gjetën në zyrë, para për të cilat avokatët pretenduan se ishin në çantën e Priftit, gati për t’i dërguar në bankë.

Mjekut në banesë i është gjetur një bllok, ku shkruante emrat e pacientëve dhe paratë që kishte marrë prej tyre. Në këtë bllok varionin shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet ende nëse bëhej fjalë për lekë apo euro. Hetuesit sekuestruan edhe kartelat mjekësore për të nisur verifikimet, por sot mjeku u la i lirë. /Gazeta Sinjali/