image Tysonit i ofrohen 1 milion euro që të ndeshet me kundërshtarin që e kishte mposhtur vite më parë

Sporte Luftarake

Tysonit i ofrohen 1 milion euro që të ndeshet me kundërshtarin që e kishte mposhtur vite më parë

news image

Mike Tysonit i janë ofruar 1 milion euro që të zhvilloj një ndeshje me Peter McNeeley.

Tyson e kishte mposhtur McNeeley pas vetëm 89 sekondash në ndeshjen që u zhvillua në vitin 1995, transmeton Gazeta Sinjali.

McNeeley nuk është ndeshur që nga viti 2001 andaj janë duke u bërë përpjekje që të mundësohet një ndeshje në mes dy legjendave të boksit.

Kjo ndeshje po besohet se do të tërhiqte një numër të madh tifozësh.

/Gazeta Sinjali/