image Turqia shënon mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus gjatë një dite

Botë

Turqia shënon mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus gjatë një dite

news image

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka njoftuar për 1 mijë e 12 raste të reja me COVID-19 dhe 19 vdekje në 24 orët e fundit.

Sipas mediave të huaja, totali i të shëruarve nga koronavirusi në Turqi arriti në 194 mijë  e515 me 1 mijë e 298 persona të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 5 mijë e 393.

Që nga fillimi i “procesit të normalizimit” në qershor, Turqia ka parë më pak rënie në numrin e rasteve të reja, me shifra ditore kryesisht në 1 mijë.

Pandemia e COVID-19 ka marrë mbi 560 mijë jetë në 188 vende dhe rajone që nga fillimi në Kinë dhjetorin e kaluar.

Më shumë se 13 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën deri më tani, me rikuperime të cilat kalojnë mbi 7 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të goditura në botë. /Gazeta Sinjali/