image Turqia regjistron numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 që nga 26 marsi

Rajon

Turqia regjistron numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 që nga 26 marsi

news image

Turqia ka regjistruar numrin e më të ulët të rasteve pozitive brenda 24 orëve me koronavirus që nga 26 marsi.

Kështu ka njoftuar Ministria turke e Shëndetësisë të hënën.

Të paktën 1 mijë e 114 njerëz rezultuan pozitiv me sëmundjen Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve 140 mijë e 332, sipas shifrave, shkruan CNN.

Numri ditor i vdekjeve ishte 55, me gjithsej 3 mijë e 841 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

Në botë, deri më tani, janë raportuar gjithsej 4 milionë e 238 mijë e 140 raste me virusin pandemik, derisa 286 mijë e 78 kanë vdekur si pasojë./GazetaSinjali