image Turqia me masa të reja të rrepta për ta parandaluar koronavirusin

Rajon

Turqia me masa të reja të rrepta për ta parandaluar koronavirusin

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka njoftuar se ka marrë disa masa të reja të rrepta për të ndaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, e cila ka vrarë mijëra njerëz në gjithë botën.

Erdogan, njoftoi një orë policore që kufizon personat nën moshën 20 vjeç që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç në raste nevojash të domosdoshme.

Ai gjithashtu njoftoi një ndalim 15-ditor për daljen dhe hyrjen e automjeteve në 31 provinca, përfshirë Stambollin, si dhe qendrat urbane të kryeqytetit Ankara, Izmirit, Bursës dhe Adanasë.

Mbajtja e maskave të fytyrës në zona të frekuentuara me njerëz, përfshirë dyqanet, është gjithashtu e detyrueshme, tha presidenti turk.

Deri më tani, Turqia ka konfirmuar mbi 20 mijë raste me koronavirus, derisa numri i të vdekurve ka shkuar në 425./GazetaSinjali/