image "Turqia ka raporte të mira me Rusinë e Serbinë", Lama porosit Kurtin ta dëgjojë ShBA-në për ambasadën në Izrael

Politikë

“Turqia ka raporte të mira me Rusinë e Serbinë”, Lama porosit Kurtin ta dëgjojë ShBA-në për ambasadën në Izrael

news image

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pasi presidenti turk Erdogan i dërgoi një letër Albin Kurtit, duke i thënë se ishte i kënaqur kur mësoi për qëndrimin Vetëvendosjes për rishikimin e çështjes së hapjes së Ambasadës në Jerusalem, transmeton Gazeta Sinjali.

Lama ka shkruar se prioritet i Kosovës duhet të jetë ruajtja e raporteve strategjike me ShBA-në dhe se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendimet e Kosovës.

“Turqia ka raporte te mira me Rusine e Putinit, po keshtu edhe me Serbine, gje qe as politikes se jashtme dhe interesave te Kosoves nuk i pershtatet, por pavaresisht, ne kemi raporte te mira dypaleshe me Turqine”, ka shkruar Lama.

Lama tutje ka porositur “të mos harrohet roli i hebrenjve në çlirimin e Kosovës”.

Ndryshe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përmes një letre drejtuar kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit u shpreh i kënaqur që VV-ja kishte shprehur gatishmëri për ta rishikuar vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij. /Gazeta Sinjali/