image Turqia fillon ndërtimin e murit ndarës për afganët

Rajon

Turqia fillon ndërtimin e murit ndarës për afganët

news image

Në kufirin në mes të Turqisë me Iranin, kanë filluar punimet për ndërtimin e një muri me qëllim të parandalimit të fluksit të ri të refugjatëve, kryesisht nga Afganistani.

Një pjesë e murit 5 km të gjatë dhe 3 metra të lartë është në ndërtim e sipër, pasi që Turqia po synon ta zgjasë atë deri në 295 km në kufirin e saj iranian, të përforcuar nga telat me gjemba.

Presidenti turk, Erdogan, është shprehur se Turqia do të punojë me Pakistanin për parandalimin e një vërshimi të ri të refugjatëve

Turqia po përballet me një valë migrimi në rritje të afganëve që kalojnë përmes Iranit. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të mundësuar kthimin e stabilitetit në rajon, duke filluar nga Afganistani. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndjekim dhe forcojmë bashkëpunimin tonë me Pakistanin. Ne jemi të vendosur për të mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion për të pasur sukses.”

Turqia ka disa qindra ushtarë të vendosur në Afganistan dhe ka ofruar të marrë përgjegjësinë për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, pasi ShBA të përfundojë tërheqjen e saj ushtarake, me kusht që të ketë mbështetje financiare dhe logjistike.

Erdogan gjithashtu ka propozuar të takohet me udhëheqësit talebanë për bisedime.

Ardhja e emigrantëve afganë në kufirin lindor të Turqisë është bërë një temë e nxehtë politike në Ankara, me opozitën që i bën presion qeverisë që të marrë masa të forta për të ndaluar fluksin./GazetaSinjali/